Kronikë

Gruaja në Ferizaj i vë zjarrin qelisë në qendrën ku po mbahej

Raportohet se e dyshuara femër kosovare e cila ishte e ndaluar në qendrën e mbajtjes në Ferizaj, i ka vënë zjarrin dyshekëve dhe mbulojave në qelin ku ishte e vendosur.

Njësitë policore kanë intervenuar menjëherë dhe kanë bërë evakuimin e të gjithë personave të cilët ishin të ndaluar në qendrën e mbajtjes, më pas të dyshuarit janë dërguar nëpër qendra tjera të mbajtjeve.

Njësitë e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.