Prokuroria Themelore në Ferizaj pas një hetimi një mujor, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar të dyshuarin H.G., në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas Prokurorisë, dyshohet se H.G., si Ushtrues i detyrës së Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, duke e furnizuar veturën e tij private me derivate të naftës në kuadër të tenderit të paraparë për Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, do të vendos për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Ngrihet aktakuzë ndaj u.d. së drejtorit të Spitalit në Ferizaj për keqpërdorim të detyrës zyrtare
-
Arrest shtëpiak për u.d. drejtorin e Spitalit të Ferizajt
-
Suspendohet nga detyra u.d. i drejtorit të Spitalit të Ferizajt
-
Tre persona ndalohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, mes tyre një noter nga Vitia
-
Ndalohen tre persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare