Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten ka sekuestruar 67 aparate për mihjen e kriptovalutave. Aksioni ka ndodhur në Mitrovicën e Jugut.
Sipas njoftimit, bastisja ka ndodhur në një banesë në rrugën “Fan Noli”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjatë bastisjes për veprimtari të kundërligjshme janë gjetur dhe sekuestruar 67 aparate të lidhura me pajisje elektrike dhe internet që dyshohen se përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin është identifikuar një person i dyshimtë.
Disa orë më herët sekuestrime të tilla pati edhe në Podujevë. Në këtë komunë u sekuestruan tri aparate për mihje të kriptovalutave.
Vendimi për ndalimin e mihjes erdhi ditë më parë nga Qeveria për shkak të krizës energjetike. Të enjten ministri i Financave, Hekuran Murati, e arsyetoi vendimin duke thënë se po kursehet xhepi i qytetarëve.
“Çdo kilovat që konsumohet përtej asaj që prodhohet, importohet me çmime enorme. Importi ka pasur një rast që ka shkuar në 500 euro për megavat në orë e që i bie 50 centë për kilovat në orë, që domethënë 50 centë duhet me pagu importin, kurse konsumatori e në këtë rast mihja për kriptovalutë e paguan 7 centë”, qe shprehur ai.