Prokuroria konfirmon arrestimin e tre personave për vrasjet në Gllogjan

Prokuroria konfirmon arrestimin e tre personave për vrasjet në Gllogjan
Tre persona janë arrestuar për vrasjet e 26 nëntorit në Gllogjan të Deçanit, ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Pejës të shtunën në mbrëmje.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Agim Kurmehaj, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka thënë se prokurorja e çështjes ka lëshuar vendimin për ndalim për 48 orë për të arrestuarit.
Ai ka thënë se për shkak të ndjeshmërisë s’mund të jepet asnjë detaj tjetër. Është zotuar se pas arrestimit të të dyshuarve, do të vazhdohet me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme për ndriçimin e rastit.
Më 26 nëntor, si pasojë e të shtënave në drejtim të një autobusi që shkonte nga Gjakova mbetën të vdekur shoferi dhe dy nxënës.
Tre të arrestuar për vrasjet në Gllogjan
Saranda Ramaj
Tre persona janë arrestuar për vrasjet e 26 nëntorit në Gllogjan të Deçanit, ka mësuar KOHA.
Prokuroria e Shtetit ka thirrur për konferencë të jashtëzakonshme për media të shtunën me fillim prej orës 21:30.
Më 26 nëntor, si pasojë e të shtënave në drejtim të një autobusi që shkonte nga Gjakova mbetën të vdekur shoferi dhe dy nxënës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Vdiq 41-vjeçari që u plagos me armë zjarri në një lokal në Pejë

Një person i lënduar në aksidentin mes tri veturave në Prishtinë

Arrestohet një zyrtar i gjendjes civile në Prishtinë

Kapen tre shtetas të Sirisë e tre të Bangladeshit që tentuan të futeshin ilegalisht në Kosovë

Vdes në Pejë një shtetase e Norvegjisë, Policia nis hetimet

Arrestohet një i dyshuar në Prekaz të Poshtëm për vrasje në tentativë

Një person arrestohet në Gjakovë për plagosje me armë zjarri

Vdes një e mitur në Likoshan pasi ra në pishinë

Arrestohet pejani pasi ia publikoi ish-të dashurës video intime

Aksident mes autobusit e dy veturave në Podujevë, katër të lënduar

Suspendohen tre policë në Ferizaj për keqpërdorim të detyrës zyrtare
