Policia e Kosovës ka njoftuar se me datë 04.12.2021 rreth orës 21:05, në pikëkalimin kufitar në Vermicë, nga Shqipëria për në Kosovë ka hyrë një automjet me targa kosovare të cilin e drejtonte shtetasi kosovar me iniciale (Y. S.), viti i lindjes 1994, në Prishtinë.
Pas dyshimeve të bazuara të Policisë automjeti është selektuar për kontroll në vijën dytë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë kontrollit më të detajuar nga Policia dhe Dogana e Kosovës, në pjesën e motorit të automjetit është zbuluar një sasi rreth 1 kilogram substancë e dyshuar si marihuan e cila ishte e mbështjellë në një qese najloni.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prizren dhe me vendim të Prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Rasti për hetime të mëtutjeshme adresohet tek Njësia rajonale e hetimeve të antidrogës në Prizren.