1 perditesime
Kronikë e zezë

Kërkohet paraburgim ndaj pesë personave lidhur me aksionin “Parku Kombëtar Sharri 2021”

Kërkohet paraburgim ndaj pesë personave lidhur me aksionin “Parku Kombëtar Sharri 2021”
Foto: Ilustrim
15:37

Kërkohet paraburgim ndaj pesë personave lidhur me aksionin “Parku Kombëtar Sharri 2021”

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj të pandehurve Sh.L., G.S.,E.Sh.,M.L dhe B.R., nga Kaçaniku të cilët gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Ata ishin arrestuar në aksionin “Parku Kombëtar Sharri 2021” dhe dyshohen për dëmtim të pyjeve.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit në kohë të pacaktuar në bashkëkryerje, në vazhdimësi në pyllin e mbrojtur saktësisht në territorin e Parkut Kombëtar “Sharri” më qëllim të shitjes e në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për parkun kombëtar ‘Sharri’ kanë prerë drunjë të llojeve të ndryshme, të cilat pastaj i kanë bart me mjete transportuese dhe si pasojë të dëmtuarës Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar ‘Sharri’, i kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, me këtë në bashkëkryerje në vazhdim kanë kryer veprën penale ‘Vjedhja e pyllit’”.

Në bashkëkryerje, në vazhdimësi në pyllin e mbrojtur saktësisht në territorin e Parkut Kombëtar “Sharri”, kanë shkatërruar pyjet me sipërfaqe të mëdha, në atë mënyrë kanë prerë drunjë të llojeve dhe sasive të ndryshme me të cilat veprime të dëmtuarës Drejtorisë për Administrimin e Parkut kombëtar “Sharri”, i kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, dhe kanë kryer veprën penale “Shkretërimi i pyjeve”, thuhet në komunikatë.

10:35

Aksion kundër dëmtuesve të pyjeve, arrestohen 15 persona në rajonin e Ferizajt

Policia e Kosovës në bashkëpunim me akterë të tjerë ka zhvilluar planin operativ “Sharri 2021” mëngjesin e së enjtes. Nga ky aksion, pesë persona janë dërguar në ndalim për 48 orë.

Nga zyrtarë policorë janë dhënë detaje mbi aksionin.

“Është zhvilluar në pjesën e fshatit Strazhë dhe zona përreth. Fillimisht në dy lokacione, në dy lokacione në pyjet e parkut nacional janë kapur dhe arrestuar 10 persona duke prerë dru dhe duke ngarkuar masë drurore në kamionë dhe traktorë të modifikuar. Në të njëjtën kohë në pesë lokacione, Ivaj, Rakaj, Dubravë dhe Sllatinë, janë kontrolluar nën dyshimin se të njëjtit që një kohë të gjatë janë duke u marrë në dëmtimin e parkut nacional në prerjen e drunjve. Këta persona kanë qenë nën hetim që një kohë të gjatë. Në këtë operacion u arrestuan pesë persona që janë ndaluar për 48 orë. Personat e arrestuar janë Sh.L., N.L., E.Sh., B.R., dhe G.S. Ndërsa tetë të tjerë që janë shoqëruar në stacion, janë lënë në procedurë të rregullt ndërsa hetimet për ta vazhdojnë”.

Në këtë operacion janë konfiskuar: një pushkë e kalibrit 12mm, një pistoletë 7.62mm, 9 motorë sharre, 5 copë fishekë 12mm, 6 fishekë, 5 traktorë me pajisje përcjellëse, 1380 euro, tre komba me dru, një kamionetë me dru, një xhip nisan pa targa i modifikuar për transportin e drunjve, u njoftua tutje.

Ndërsa, prokurorja e rastit ka thënë se gjatë ditës do të bëhet kërkesa për masën e paraburgimit ndaj pesë të arrestuarve.