Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një 38-vjeçar ka rrëmbyer fëmijën e fqinjit mesditën e së martës, e ka vrarë dhe e ka groposur në shtëpinë e tij.
Sipas informacionit të dhënë nga policia mësohet se pas kontrollit të ushtruar në banesën e 38-vjeçarit K. C., është gjetur trupi i pajetë i fëmijës 8 vjeçar .
Fëmija është denoncuar i zhdukur rreth orës 15:30, e ndërsa trupi i pajetë është gjetur vetëm pak orë më vonë, i mbuluar me baltë.
Ndërkaq, policia ka arrestuar autorin e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj.
Njoftimi i plotë i policisë:
Sot rreth orës 15:30 është bërë njoftim nga shtetasja F. V se nuk është kthyer në banesë djali i saj i vitlindjes 2013.
Edhe
Pas disa orësh konflikti fizik, 65-vjeçari dyshohet se e vrau djalin në Gjilan - një muaj paraburgim
Me marrjen e njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë shpalljen në kërkim dhe në mënyrë të menjëhershme nga veprimet në terren, duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, kanë marrë informacion, kanë punuar në grumbullim dhe administrim të provave dhe kanë bërë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur.
Mbi bazën e vlerësimit të provave, në banesën e shtetasit K. Ç., 38 vjeç, pas kontrollit, është bërë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë.
Menjëherë është bërë kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po punohet për kryerjen e veprimeve të plota procedurale, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj./ TCH
-
Arrestohet babai i 27-vjeçarit që u gjet i vdekur me foshnjën e tij, rasti po hetohet si “vrasje e rëndë”
-
Gjendet pa shenja jete në banesën e tij një 38-vjeçar në Gjilan
-
Vritet një 32-vjeçar në Ferizaj, arrestohen e dyshuara 24 vjeçe dhe babai i saj
-
Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës, viktima kthehet në shtëpi, i dyshuari lirohet