Kronikë

Aksident në autostradën Bresje-Veternik, katër të lënduar

Katër persona janë lënduar sot në një aksident trafiku në autostradën Bresje-Veternik. Policia i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur në ora 07:40, ku janë përfshirë dy vetura dhe një kamionetë, të gjitha me targa vendore.

“Të gjitha njësitë e nevojshme janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit. Ndihmë mjekësore kanë kërkuar 4 persona”, thuhet në njoftimin policor.

Kompania për mirëmbajtje të autostradës është duke u marrë me pastrimin e rrugës, për të mundësuar qarkullimin e automjeteve.