Të enjten rreth orës 13:00, një 87-vjeçar ka rënë në pranga të Policisë në Drenas pasi dyshohet se ka kryer veprën “Sulm seksual” ndaj një të miture.
Arrestimi i të dyshuarit J.B., 87 vjeçar, ka ardhur menjëherë pasi ankuesja ka bërë denoncimin e rastit.
Nga denoncimi i bërë në polici janë ngritur dyshimet se J.B. ka sulmuar seksualisht një të mitur, duke i shkaktuar shqetësim me veprimet e tij.
“Pas arrestimit me vendimin e prokurorit të shtetit të njëjtit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për t’u proceduar më tej pas kompletimit të veprimeve të nevojshme”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një i mitur, dyshohet se sulmoi seksualisht një femër në Drenas
-
Sulmohet seksualisht një 11-vjeçare në Drenas
-
Arrestohet një person për sulm seksual ndaj një të miture
-
Arrestohet i mituri për shpërndarje të përmbajtjeve të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve
-
Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një të miture në Gjakovë