Kronikë

Treni godet për vdekje një person në Pejë

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e goditjes nga treni në hyrje të qytetit të Pejës, në orët e mbrëmjes të së enjtes.

Rastin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se viktima dyshohet se ka qenë e shtrirë në shina në momentin fatal.

“Rreth orës 18:27 kemi pranuar një informatë se treni i cili ishte në lëvizje Prishtinë – Pejë, duke arritur në stacionin e Pejës, në hyrje të qytetit, ka goditur një person për vdekje. Dyshohet se personi ka qenë i shtrirë në shinë dhe sigurisht treni vonë e ka vërejtur, i ka shkaktuar lëndime të rënda ku mjeku kujdestar edhe e ka konstatuar vdekjen e tij. Të gjitha njësitë relevante janë në vend të ngjarjes. Për momentin nuk kemi më shumë informata”, ka thënë Gashi.