Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim ndaj ferizajasit që sulmoi nënën

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit G.I. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulmi

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 13.10.2021, në Ferizaj, saktësisht në banesën e tyre, pas një mosmarrëveshje verbale me të dëmtuarën nënën e tij, me dashje ka përdorur forcën fizike ndaj të dëmtuarës, në atë mënyrë që fillimisht e ofendon me fjalë banale, pastaj e godet me shuplakë në fytyrë e më pas duke e kapur për krahu i shkakton dhembje në trup, me ç ‘rast i shkakton dhimbje fizike, por e dëmtuara nuk ka kërkuar tretman mjekësor menjëherë pas incidentit pasi që ishte në gjendje të rëndë emocionale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj