Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Ferizaj pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një mësimdhënëse të shkollës së mesme të ulët “Naim Frashëri”, në fshatin Zaskok.
E dyshuara B.P., 35-vjeçare, thuhet se e ka sulmuar 58-vjeçaren pasi vajza e saj kishte marrë vërëjtje në shkollë.
“E dyshuara , pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore dhe rasti është iniciuar ‘Lëndim trupor dhe Vetëgjyqësi’”, thuhet në njoftimin policor.