Kronikë

Ndalohet një i dyshuar për dhunë në familje, kanosi edhe zyrtarët policorë

paraburgim

Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar të dyshuarin M.A., në kohëzgjatje prej 48 orëve, mbi dyshimin për dhunë në familje dhe se ka kanosur zyrtarët policorë.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari M.A., në Gjilan, në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj të dëmtuarës Q.K., me të cilën bashkëjetonte. Po ashtu, i njëjti gjatë intervistimit në Stacionin Policor në Gjilan, i ka kanosur me jetë zyrtarët policorë”, thuhet në komunikatë.