Një muaj paraburgim i është caktuar një personi për sulm seksual ndaj një të miture, nga Gjykata Themelore në Ferizaj,
I pandehuri E.Rr., dyshohet se ka keqpërdorur të miturën seksualisht.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 27.09.2021, në një fshat të Komunës së Ferizajt, për qëllime seksuale ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën - të miturën e moshës 15 vjeçare, duke ka kryer sulm seksual ndaj të njëjtës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.