Kronikë e zezë

Dënohet me 10 muaj burg personi që kërcënoi me vrasje ambasadorin e SHBA-së në Kosovë

 

Imer Gashi është dënuar me 10 muaj burgim pasi ka pranuar se përmes telefonit ka dërguar porosi në formë elektronike (e-mail) në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, duke kanosur me vrasje ambasadorin dhe zyrtarët e tjerë.

E-maili në adresë të ambasadës ishte dërguar në qershor të këtij viti, ku sipas aktakuzës, Gashi kishte kërkuar nga ambasadori ndalimin e grupeve kriminale në Kosovë në të kundërtën do të ndodhte vrasja, raporton “Betimi për Drejtësi”.