Kronikë

Sulmohet seksualisht një vajzë e mitur në Prishtinë

Një vajzë e moshës së mitur, e cila fillimisht u raportua si e zhdukur, ka shkuar në stacionin policor dhe ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga dy meshkuj po ashtu të mitur.

Rastin në Polici është paraqitur edhe nga familjarët e vajzës.

“Rasti është duke u hetuar nga njësit relevante”, thuhet në njoftimin e Policisë.