Tre persona janë raportuar të zhdukur në 24 orët e fundit në Kosovë
Sipas njoftimit nga Policia, në Fushë-Kosovë është zhdukur një vajzë. Rastin në Polici e ka lajmëruar babai i saj, duke shtuar se nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq në fshatin Dobrushë të Istogut është zhdukur një burrë. Ankuesi ka raportuar se axha i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij. Policia ka deklaruar se është duke hetuar rastin.
Në Gjakovë një burrë ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.