Kronikë e zezë

Dënim me burg dhe gjobë, ndaj tre të akuzuarve për narkotikë në Ferizaj

 

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit Sh.M. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të veprës penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, si dhe ndaj të pandehurit B.H. dhe A.A. për veprën penale Posedimi i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

Kryetari i Trupit Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Sahit Krasniqi, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, pranimit të fajësisë nga të pandehurit, të pandehurin Sh.M. e gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej dy vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej 900 euro, të pandehurin B.H. e gjykoi me dënim me gjobë në shumë prej 500 euro si dhe të pandehurit A.A.. dënim me gjobë në shumë prej 500 euro.