Një kosovar 28-vjeçar është mbytur në lumin Ticino në Zvicër. Ai ishte duke ikur nga policia, pasi kishte kryer një vjedhje në një apartament në Bellinzona, raporton gazta zvicerane “Blick”.
Trupi i pajetë i 28-vjeçarit është gjetur pak pas orës 10 të mëngjesit në Ponte Rossa në rrethin Galbisio, siç ka njoftuar Policia zvicerane.
Bëhet fjalë për një kosovar që nuk kishte vendbanim të përhershëm. Policia e Kantonit të Ticinos ka njoftuar se ai ishte i njohur për autoritetet dhe e kishte të ndaluar hyrjen.