Policia e Kosovës ka njoftuar se në Leposaviq është ndaluar një automjet me të cilin po tentohej të kontrabandoheshin nga Serbia 100 kilogramë peshk.
Në orën 03:20 të mërkurën është ndaluar në fshatin Sarpel të Leposaviqit një automjet që po drejtohej nga i dyshuari B.B., i cili kishte hyrë në Kosovë nga Serbia përmes rrugëve alternative.
Në automjet janë gjetur 100 kilogramë peshk dhe janë konfiskuar. Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, ndërsa është iniciuar rast për “kalim i pa autorizuar i vijës kufitare dhe kontrabandë me mall”.
“Në automjet janë gjendur 100 kg peshk i kontrabanduar, për rastin është kontaktuar prokurori kompetent i cili ka autorizuar inicimin e rastit ‘kalim i pa autorizuar i vijës kufitare & kontrabanda me mall’. Automjeti dhe malli i kontrabanduar janë dorëzuar Doganës së Kosovës, i dyshuari, me aktvendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet nga Policia.
-
Policia konfiskon 3600 kg speca të kontrabanduar nga Serbia
-
Ndalohet një person në Leposaviq, dyshohet se e kaloi ilegalisht kufirin nga Serbia
-
Dy persona ndalohen në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit nga Serbia
-
Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin, arrestohet një serb në Leposaviq
-
Arrestohet një person për kontrabandë, hyri jashtëligjshëm nga Serbia