Një person i dyshuar për kontrabandim të mallrave është ndaluar për 48 orë në Doganën e Kosovës.
Sipas njoftimit pas një hetimi penal, bazuar në urdhëresën e Gjykatës përkatëse, dje në orët e pasdites, njësitet e Doganës se Kosovës kanë ushtruar kontroll në disa lokacione private në rajonin e Prizrenit dhe Fushë Kosovës, me qëllim të gjetjes së provave dhe mallrave të kontrabanduara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi rezultat, zyrtarët tanë kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë mallra të kontrabanduara në sasi të konsiderueshme, të cilat nëse do të vendoseshin në treg, do të shkaktonin humbje buxhetit.
Mallrat e gjetura janë konfiskuar të gjitha, më poshtë një përmbledhje e përshkrimit të mallrave të sekuestruara: 278,960 copë cigare, 1600 copë poqa te thjeshta elektrike, 45 kilogramë bombona, 81 Kg çamçakëz, 244 Komplete brisqe të rrojës. I gjithë malli kap vlerën 5,432.71 €.
Personi i dyshimtë është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i është caktuar masa fillestare e ndalimit për 48 orë.