Kronikë

Digjet një autobus në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit

Një autobus i Novi Pazarit është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të marte.

Autobusi mori flakë derisa ishte në lëvizje në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli tregoi se nuk është asnjë i lënduar dhe se të gjithë pasagjerët dhe shoferi kanë arritur që të dalin nga autobusi./KSP/