Një grua në Prizren ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga djali i saj dhe reja.
Ngjarja ka ndodhur të hënën mbrëma.
“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë në një rast në Viti, një person është arrestuar dhe dërguar më mbajtje pasi kishte sulmuar fizikisht kunatën.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Viti, 02.08.2021 – 00:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht kunatën e tij viktimën femër kosovar të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është njoftuar për disa raste të dhunës në familje.