Kronikë

Arrestohet i dënuari për sulm seksual në Ferizaj

Ilustrim

Ilustrim

Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria rajonale e Ferizajt, ka arrestuar O.B, 29-vjeçar, i kërkuar për veprën penale sulm seksual.

Ai ishte i dënuar nga Gjykata Themelore e Ferizajt me tre vjet burgim.

“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim.