Një grua ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka bërë të ditur se një grua tjetër ka pësuar lëndime si pasojë e aksidentit.
“Rreth orës 04:30, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një vetaksident komunikacioni rrugor. Si pasojë e këtij vetaksidenti një person femër ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Borovci.