Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore ka realizuar planin operativ “Identifikimi i Fëmijëve Lëmoshëkërkues si viktima të mundshme të Trafikimit”, i cili është zbatuar në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Si rezultat i këtij plani janë identifikuar 66 lëmoshëkërkues, prej tyre 42 fëmijë dhe 24 të rritur, ku numri më i madh i tyre, 45 janë nga Shqipëria ndërsa 21 janë nga Kosova.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy plan operativ ka përfshirë periudhën kohore 12.07.2021 deri me datë 16.07.2021, ku janë angazhuar të gjitha njësitë rajonale të DHTQNJ-së dhe akterë tjerë relevant si: Prokuroritë në rajonet përkatëse, Qendra për punë sociale, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj si dhe zyrtarë policore nga kufiri dhe stacionet policore.
Gjate fazës se implementimit të planit operativ në konsultim me Prokuroritë përkatëse, janë iniciuar gjithsej 13 raste prej tyre 1 “Trafikim me Njerëz” dhe 12 raste “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, me ç‘rast janë dorëzuar kallëzime penale kundër 15 të dyshuarve, prindërve të fëmijëve lëmoshëkërkues, ndërsa 17 fëmijë janë referuar në Qendrat për Pune Sociale.
Shtetasit e huaj janë dorëzuar në njësinë përkatëse pranë Drejtorisë për Migrimi dhe të Huaj, për procedura të mëtejme bazuar në ligjin për të huaj.