Është përfshirë nga zjarri një nga marketet në qendër të qytetit të Lipjanit. Zjarri kishte filluar që nga orët e mëngjesit në depon e marketit, ndërkohë ishte përhapur edhe në pjesët tjera.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Zjarrëfikësve të cilët janë duke e lokalizuar rastin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu që nga mëngjesi edhe ekipet e Policisë së Kosovës janë duke u marrë me rastin, megjithëse ende nuk dihen shkaktarët e zjarrit. Në vend ngjarje kanë arritur edhe ekipet e KEDS-it, derisa menaxherët e marketit nuk kanë pranuar të flasin.
Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar.
“Rreth orës 05:40, është raportuar për një objekt të përfshirë nga zjarri në Lipjan. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale”, ka thënë Borovci.