Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash, ka shpallur fajtorë E.B. dhe E.B. (II), pasi më 18 qershor të këtij viti kanë sulmuar teknikun mjekësor, nën arsyetimin se nuk kanë qenë të kënaqur me trajtimin mjekësor.
“Derisa i dëmtuari kthehej për në shtëpi, fillimisht i akuzuari E.B., (I), e ndal në rrugë të dëmtuarin dhe e sulmon fizikisht duke e goditur me grushte e shqelma një pjesë të kokës dhe pjesë të ndryshme të trupit. Më pas ndërhyn edhe i akuzuari E.B. (II), duke e sulmuar fizikisht të dëmtuarin. Nga goditjet e rrëzojnë në tokë duke vazhduar me goditje, me ç’ rast të dëmtuarit i shkaktojnë lëndime të lehta trupore të konstatuara nga akt ekspertimi mjeko ligjor”, thuhet në njoftimin e Themelores.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPer veprën e cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar, dy të pandehurve u është caktuar masa e burgimit në kohëzgjatje prej 6 muajsh dhe me nga 1.500 euro gjobë.
“Të akuzuarve do t’ iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 18.06.2021 deri më 16.07.2021. Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar”, thuhet tutje.