Një i mitur në Gjakovë ka vdekur pasi ka rënë nga hapësira ku po punohej për ashensor. Rasti ka ndodhur të enjten në rrugën “Ali Pashë Tepelena”, derisa Policia i ka thënë KOHËS se 16-vjeçari ishte edhe me dy persona të tjera.
Ata ishin ngjitur në katin e gjashtë të objektit që ishte në ndërtim e sipër, i pasiguruar dhe pa rrethoja të shkallëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore, më pastaj i njëjti është dërguar me anë të ndihmës së shpejtë në emergjencën e Spitalit “Isa Grezda” në Gjakova, ku rreth orës 00:30 ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Trupi i pajetë është dërguar në obduksion.
“Datë 15.07.2021, para mesnate, në rrugën ‘Ali Pashë Tepelena’ -Gjakovë, viktima e moshës 16 vjeçar së bashku me dy shokë kishin hipur në një objekt gjashtë kate i cili ishte në ndërtim e sipër për të konsumuar cigare. Objekti ishte i pasiguruar, pa rrethoja të shkallëve dhe në një moment viktima nga kati më i lartë ka rënë në hapësirën që ishte e dedikuar për ashensor, ku fillimisht viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore më pastaj i njëjti është dërguar me anë të ndihmës së shpejtë në emergjencën e spitalit “Isa Grezda” - Gjakovë ku rreth orës 00:30 ka ndërruar jetë", tregoi Gjurkaj.