Kronikë e zezë

Kaplohet nga zjarri një veturë në Prishtinë

Foto: KOHA
 

Një veturë është përfshirë nga zjarri rreth orës 18:00 të së mërkurës, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për KOHËN se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar.