Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident zinxhiror afër Fushë-Kosovës, i përfshirë edhe një autobus

Një aksident ku janë përfshirë disa automjete ka ndodhur mëngjesin e sotëm afër Fushë-Kosovës.

Sipas fotografive që kanë ardhur në adresën e Kohës, shihet se në aksident përveç dy veturave dhe një kamionete, është i përfshirë edhe një autobus.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, porse dëme materiale shihet të ketë.

Ndërkaq nga Policia është bërë e ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:20 në fshatin Vragoli.

“Informacionet e para flasin për përfshirjen e tri automjeteve në këtë aksident. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti”, thuhet në njoftim.

{gallery}