Kronikë

Qytetari nga Suhareka falsifikon dokumente për ta shitur një parcelë toke afro 100,000 euro

Është arrestuar një person në Suharekë për shkak të dyshimit se ai së bashku me dy persona të tjerë kanë falsifikuar dokumente për ta shitur një parcelë toke në vlerë 98.000 euro një qytetari po nga komuna e Suharekës.

Policia e Kosovës njofton se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.