Policia e Kosovës u ka shpëtuar jetën tre personave që ishin fundosur me veturë në lumin “Morava” pas një aksidenti. Sipas njoftimit policor, më 24 qershor vetura ku gjendeshin tre personat kishin rënë në lum, në hyrje të fshatit Uglar, komuna e Gjilanit. Në aksident ka mbetur e vdekur një shtetase e Shqipërisë.
“Në përpjekje për t’i shpëtuar të aksidentuarit, që kishin rënë me automjet në lumin e "Moravës së Binçës" policët së bashku me një qytetar nga Uglari kanë hy në lum dhe kanë arritur të shpëtojnë tre të aksidentuarit që ishin ngujuar dhe fundosur , nga automjeti i përmbysur në këtë lumë”, thuhet në njoftim.
Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Gjilanit.
Polica e Kosovës dhe një qytetar shpëtojn jetën tre personave që ishin fundosur me veturë në lumin "Morava"pas një vet...
Posted by Kosovo Police on Friday, June 25, 2021
-
Tre të lënduar nga aksidenti në rrugën Gjilan-Prishtinë
-
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Gjilan-Prishtinë
-
Një veturë me targa të Kosovës bie në Lepenc në Shkup, tre pasagjerë në kërkim
-
Një person vdes në aksident, ra në lumin Ibër në rrugën Leposaviq-Mitrovicë
-
Dy aksidente me të vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë