Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ndalohet një person pasi tentoi të fusë mallra të kontrabanduara nga Serbia

Njësia e Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare “Veriu” në Lluzhan, bazuar në informacionet e siguruara mbi dyshimet për aktivitete kriminale të “kontrabandimit me mallra“ dhe kalime të paautorizuar të vijës kufitare nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës, ka aktivizuar planin operativ “Befasia” i cili është realizuar në zonën e Mitrovicës së veriut.

“Gjatë realizimit të planit operativ me datën 24.06.2021, në orën 19:40, në fshatin Ballaban të komunës së Zveqanit, është ndaluar automjeti ‘kombi mercedes’ (ngjyrë e bardhë) me targa të Serbisë të cilin e ngiste i dyshuari (D. B.), mbi dyshimin e bazuar se kishte mallra të kontrabanduara nga territori i Serbisë”, njoftoi PK.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në të janë gjetur rreth 770 pako (boksa) cigare me banderola SRB të llojeve të ndryshme, 7700 paketime, mbi 1000 palë xhinse, 10 palë patike.

Sipas zyrtarëve doganorë vlera minimale e mallit kalon afërsisht vlerën 13000 euro, përderisa sipas procedurave pritet të bëhet numërimi dhe verifikimi i detajuar, përfshirë edhe caktimin e vlerës së taksës dhe vlerës së mallit.

Lënda procedohet në procedurë të rregullt përderisa automjeti dhe malli i kontrabanduar i janë dorëzuar Doganës së Kosovës.

{gallery}