Një person ka vdekur në Gjilan pas therjes me thikë, sipas lajmit të fundit nga Policia.
Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar, ndërkaq ende nuk dihen rrethanat e rastit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Njësitet relevante të policisë së Kosovës kin dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjeku kujdestar ku vetëm ka mundur ta konstatojë vdekjen e viktimës i moshës madhore. Policia e Kosovës e ka arrestuar një person i cili dyshohet të jetë i involvuar në këtë rast të rëndë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Për momentin nuk dihen motivet dhe rrethanat që kanë çuar në këtë rast të rëndë. Hetimet rreth këtij rasti të rëndë jen duke i udhëheq Hetimet Rajonale nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani për KOHËN.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari B.Z. i cili rreth orës 13:30 minuta, në një kafiteri në Gjilan, në afërsi të shkollave të mesme, ka privuar nga jeta tani të ndjerin I.C.
“Dyshohet që për shkak të një mosmarrëveshje i dyshuari B.Z., me mjet të mprehtë – thikë, i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse të ndjerit I.C., ndërsa motivet për këtë ngjarje ende nuk dihen. Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është arrestuar dhe ndaj tij është lëshuar vendim mbi ndalim për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.