Kronikë

Plagoset me armë zjarri një person në Klinë

Shiriti-Policia

Foto: Ilustrim

Një person është plagosur me armë zjarri në Klinë, të mërkurën në mbrëmje.

Nuk dihen shkaqet që çuan deri në plagosje, mirëpo Policia e Kosovës e ka arrestuar të dyshuarin dhe po e interviston.

“Sot rreth orës 21:00 në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Njësitë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Viktima me autoambulancë është dërguar për tretman në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës”, ka thënë për KOHËN zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.