Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24-orësh, të mërkurën, për një rast të “vdekjes së dyshimtë” të një foshnje në Suharekë.
Sipas raportit, të martën në mëngjes familjarët kanë dërguar në Qendrën Emergjente në Suharekë një foshnje, që pas kontrollit nga mjeku kujdestar është konstatuar se është pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion.