Kronikë e zezë

Sulmohen zyrtarët policorë në Prishtinë

Policia e Kosovës - SHPK
 

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën pasdite, derisa po intervenonte në një rast të një rrahje, ka hasur në rezistencë nga një i dyshuar, i cili është arrestuar. Një i dyshuar tjetër, i mitur, i revoltuar për arrestimin e personit, ka dëmtuar veturën zyrtare duke e goditur me këmbë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ballafaqimit me të kanë pësuar lëndime të lehta trupore zyrtarët policorë, e po ashtu ka pësuar lëndime edhe një nga viktimat që ishte ballafaquar me të dyshuarit.