Kronikë

Qytetarit nga Podujeva i merren me forcë 50 euro

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Podujevë janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që fillimisht e kishin sulmuar një person tjetër e pastaj nga ai i kishin marrë me forcë 50 euro.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.