Kronikë

60 persona u vërsulen policëve pasi këta të fundit ua kërkojnë dokumentet

Policia e Kosoves - SHPK

Një ngjarje me vetura dhe motoçikleta në Prizren të enjten, ka bërë që të ndërhyjë Policia e Kosovës.

Ata edhe janë penguar kur kanë kërkuar dokumentet e personave të pranishëm. 60 persona u janë vërsulur policëve, ndërsa zyrtarët kanë përdorur sprej për t’i shpërndarë.

“Është raportuar se është duke u mbajtur një eveniment me vetura dhe motoçikleta të zhurmshëm, njësia policor dhe inspektorët e AVUK-ut kanë dal në vendin e ngjarjes dhe pasi kanë filluar të kërkojnë dokumentet personave, rreth 60 persona u janë vërsulur zyrtarëve policorë. Për të vënë nën kontroll, zyrtarët policor kanë përdorur sprej zyrtar. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante policore”, njoftoi PK-ja.