Kronikë

Paraburgim për të dyshuarin që keqtrajtoi dhe kërcënoi nënën

Foto: Stock

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar 30 ditë paraburgim të dyshuarit T.K. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy vepra penale të: dhunës në familje nga neni 248 par. 1 të Kodit Penal të Kosovës.

Sipas gjykatës me datë 5 qershor, në Prizren, saktësisht në shtëpinë e përbashkët familjare, me dashje kryen dhunën ose keqtrajtimin fizik dhe psikologjik apo emocional, ndaj nënës së tij, në atë mënyrë që pas disa mosmarrëveshjeve paraprake, i pandehuri T.K., fillimisht e ofendon nënën e tij dhe pastaj i drejtohet me fjalët “dil jashtë, mos rri këtu,” më pas e kap për krahu dhe e shtrëngon me forcë me qëllim për ta dëbuar jashtë shtëpisë , me të cilat veprime tek e dëmtuar ka shkaktuar shqetësim.

“Kurse me datë 07 qershor, pas disa mosmarrëveshjeve paraprake lidhur me jetën e tyre të përbashkët në familje,, i pandehuri në gjendje të dehur e keqtrajton emocionalisht nënën e tij, me fjalët “ po du vetë me jetu, kam me ju mbytë krejtve, ti shko në polici me më lajmërua, por unë kur të dal kam me ju mbytë krejtve”, ndërsa ndërmerr veprimin që ta keqtrajtoj fizikisht të dëmtuarën e cila ik në dhomën e saj, me të cilat veprime tek e dëmtuara ka shkaktuar shqetësim” thuhet më tutje në vendimin e gjykatës.