Kronikë

Arrestohet një person në Gjilan për posedim të armëve dhe drogës

Është arrestuar një person në Gjilan për mbajtje në pronësi të armëve dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve. Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë bastisjes së shtëpisë së G.A. (1994), janë gjetur e sekuestruar një revolver “Magnum” me 37 fishekë, 67 qese të vogla të plastikës me substancë të dyshuar narkotike, 400 franga zvicerane dhe 90 euro.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Nga njësiti i Antidrogës është bërë testi fushor dhe e njëjta ka rezultuar pozitiv në e llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej 80.6 gramëve e gatshme për shitje. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës nga hetuesit e Hetimeve Regjionale dhe hetuesit e DHTN-së në Gjilan. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që pas intervistimit i dyshuari të ndalohet për 48 orë, ndërsa rasti të procedohet në të njëjtën prokurori”, thuhet nga Policia e Kosovës.