Në Vushtrri është sekuestruar sot një armë zjarri. Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 11:00 sot në rrugën “Isa Boletini” është ndaluar një i dyshuar që ka rezultuar i kërkuar me urdhëresë nga Gjykata.
Gjatë kontrollit të detajuar atij i është sekuestruar një pistoletë dhe një karikator me katër fishekë. Ai nuk kishte leje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç ka njoftuar Policia e Kosovës i dyshuari fillimisht është intervistuar për veprën penale “mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve”.
Pas intervistimit ai në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë për veprën penale “posedim i substancave narkotike” është dërguar në vuajtje të dënimit.