Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim dy të dyshuarve për grabitje në Pejë

grabitje

Një muaj paraburgim është caktuar ndaj A.H. dhe D.T. për shkak të dyshimit se më 5 maj, në Pejë, kishin hyrë në një filial të “IPKO-s” ku kishin grabitur paratë nga punëtori, që në atë kohë ishte duke i numëruar paratë e pazarit të ditës.

Njoftimi nga Gjykata Themelore në Pejë thekson se të pandehurit kishin kryer veprën nën kërcënim të pushkës, ndërsa ishin arrestuar pas largimit nga vendi i ngjarjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të pandehurit dyshohen për veprat penale të grabitjes dhe posedim të paautorizuar të armës.

Sipas gjykatës, po të liheshin të lirë dy personat, ishte rreziku se ata mund të arratisen dhe të pengojnë rrjedhën normale të procedurës. Janë vlerësuar edhe masat tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurve në procedurë, mirëpo është vlerësuar se asnjë masë tjetër s’do të kishte adekuate në këtë fazë.