Kronikë

Një person në Istog sulmon vëllezërit dhe ua demolon shtëpinë

Një person në fshatin Orrobërdë të Istogut, është arrestuar pasi i kishte sulmuar dy vëllezërit e tij dhe ua kishte demoluar shtëpinë.

Sipas vëllezërve, i dyshuari ka ushtruar dhunë pasi që ka probleme mendore. I dyshuari ka marrë tretman mjekësor dhe pas intervistimit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i kishte sulmuar dy viktimat (vëllezërit) e tij si dhe kishte demoluar edhe shtëpinë. Sipas viktimave , i dyshuari vazhdimisht ushtron dhunë ndaj tyre pasi që i njëjti ka probleme mendore. I dyshuari ka marrë tretman mjekësor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë.