Kronikë

Zhduket një e mitur në Novobërd

Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në Llabjan të Novobërdës.

Rastin në Polici e ka raportuar nëna e viktimës. Ajo ka thënë se vajza ka dalë nga shtëpia e saj për të shkuar në këndin e lojërave te shkolla fillore, por prej asaj kohe më nuk ishte kthyer dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet.