Policia e Kosovës ka arrestuar Kushtrim Bojaj nga Komuna e Klinës, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë. Policia kishte kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e tij, ndërsa të enjten e 22 prilli është bërë arrestimi i tij dhe është dërguar më pas në stacionin policor të Klinës.
I arrestuari është 25-vjeçar.
“Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore”, shkruan Policia.