Policia e Kosovës pasditen e sotme ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë A.I., viti i lindjes 2000, të cilit iu gjetën një kilogramë marijuanë në veturë. Ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare Qafë-Morinë
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore ne Gjakovë dhe të gjitha njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I dyshuari është arrestuar dhe substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.