Kronikë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të zhdukjes së një personi në Prishtinë. Sipas raportit të Policisë, një person ka raportuar të mërkurën se vajza e tij është larguar nga shtëpia më 19 prill dhe nuk është kthyer më.

Policia ka njoftuar se po e heton rastin.