Është arrestuar në Prishtinë një 21-vjeçar i dyshuar për një grabitje në një market në kryeqytet në nëntor të vitit të kaluar.
Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi akuzohet se më 17 nëntor të vitit të kaluar, në një market në Prishtinë, kishte bërë grabitje të armatosur, ku një gruaje nën kërcënimin e një arme i kishte grabitur një shumë parash.
“Policia e Rajonit të Prishtinës në vazhdën e masave dhe veprimeve policore që po ndërmerr me qëllim parandalimin e rasteve kriminale si dhe kapjen e personave të dyshuar si autor të veprave të inkriminuara, sot në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë në Gjilan kanë arrestuar një person të dyshuar për grabitje të armatosur. Ngjarja ka ndodhur më 17.11.2020, në një market në Prishtinë, ku viktimës femër nën kërcënimin e armës i janë grabitur një shumë parash. Ndaj personit të dyshuar: D. D, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze si dhe ato operativo-policore dhe i njëjti në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.